Noizy: Kam humbur shumë miq, një pjesë e madhe e gjërave sillen rreth interesit

by informim

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka folur rreth karrierës profesionale, projekteve e koncertit “Alpha”, ndërsa është pyetur edhe për gjëra të tjera.

banner

Artisti zbuloi se ka humbur shumë miq dhe se në njërën prej këngëve e ka theksuar: “Iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e Noizyt me moderatorët, Romeon dhe Donaldin:

Noizy: Nëse nuk humb miq, nuk je rritur si person.

Donaldi: Ke humbur miq?

Noizy: Po patjetër, të gjithë këtu besoj. Miqtë nuk i humb në fëmijëri, kur shoqëria është pa interes. Edhe kur dashuron për herë të parë, në adoleshencë, nuk ka interes, nuk sheh lekë, as sa i fortë je, sepse do pa asnjë interes.

Noizy: Ky është dhe teksti i këngës, “iu luta Zotit m’i largo armiqtë, më largoi miqtë. Papritur fillova të humbisja miqtë një nga një

Romeo: Të gjithë i kishe armiq?

Noizy: Jo të gjithë. Një pjesë e madhe e gjërave sillen rreth interesit. Unë në moshën 36 vjeç sa jam sot, nuk mund të kem shokë të rinj, dhe nëse do të kem një shok të ri do të jetë një shoqëri ku na bashkon interesi, na bashkon puna. Por kjo nuk do të thotë që është shoqëri e keqe. Nuk do të thotë që interesi është i keq, interesi është i përbashkët, mund të gjesh gjëra pozitive”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy