Një burrë me “mentalitet konspirativ” u arrestua me armë pranë shtëpisë së Obamës
Pranë shtëpisë së Barack Obamës në Uashington, u arrestua një burrë i cili vraponte në drejtim të shtëpisë së ish-presidentit të pajisur me armë dhe lëndë shpërthyese.
Bëhet fjalë për Taylor Taranto, 37 vjeç, një mbështetës i Donald Trump dhe i lidhur me sulmin në Kapitol në janar 2020.
CBS raportoi se burri, me origjinë nga Seattle, ishte pranues i një urdhër-arresti për sulmin në Kapitol dhe tashmë në një rast tjetër kishte kërcënuar një personazh publik, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur.
Taranto u identifikua disa blloqe larg shtëpisë së Obamës dhe agjentët e shërbimit sekret u nisën në ndjekje, duke e bllokuar atë në kohë.
Sipas NBC News, Taranto kishte “mentalitet konspirativ” dhe jetonte në një furgon pranë burgut të Uashingtonit.