Spahiu: Veriu normalizohet kur të arrestohen krejt pjesëtarët e strukturave paralele

by informim

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë sa më shpejt që është e mundur në veri për t’i arrestuar të gjithë pjesëtarët e strukturave paralele, që më pas, siç thotë ai, do ta normalizonte situatën.

Spahiu ka deklaruar se është e pritshme që Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione pasi Kosova po tenton të bëjë politikë të pavarur. Për t’u ikur këtyre sanksioneve, Spahiu ka thënë se Qeveria duhet të kryejë punë shpejt.

“Përderisa tenton të bëjë politikë të pavarur, t’i ndryshojë gjërat në terren, atëherë duhesh me qenë i përgatitur për masat ndërkombëtare ndaj teje. Sa do të zgjasë kjo varet. Është në të mirën e Kosovës sa më shpejtë të kryejë punën në terren dhe t’i heqë këto masa. Me i arrestu krejt strukturat e dhunshme në mënyrë që mos me pas kush ta tensionojë situatën në veri. Në momentin kur s’ka kush me e tensionu, bien këto sanksione. Atëherë mund të ketë zgjedhje të lira. Vetëm kështu mund të vijmë deri në normalizimin e situatës”, ka thënë Spahiu në “Interaktiv” të KTV-së.

Spahiu ka paralajmëruar se korriku është muaji në të cilin Kosova “duhet të kryejë punë”. Ndryshe, siç thotë analisti, “masat shtrënguese do të jenë më të mëdha e pozicioni i Kosovës do të jetë më i vështirë”.

Qëndrimin e opozitës për këtë çështje, Spahiu e ka quajtur “shumë foshnjarak”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy