Abdixhiku numëron sanksionet: Koha për rrugë të re, pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit

by informim

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka konfirmuar sot për Gazetën Express se masat ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi dhe se për këtë gjë kanë njoftuar Qeverinë më 28 qershor, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka shkruar se si mund te jetë fitore për Kosovën, kur janë vendosur gjithë ato masa, ku përfshihen pezullim fondesh, takimesh të nivelit të lartë e pezullim i MSA.

banner

Ai ka thënë se Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombtarisht se sot, dhe se Serbia s’ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sot.

Kreu i LDK thotë se është koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.

“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.

Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shkruar Abdixhiku.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10159827145417759?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy