Barcelona aktualisht ka vetëm 13 lojtarë të regjistruar në La Liga

by informim

Ndërsa flitet për nënshkrime të mundshme, realiteti është se Barcelona ka vetëm 13 lojtarë nga ekipi i parë të regjistruar në La Liga.

Të mërkurën e kaluar bordi i drejtorëve ra dakord të paraqiste një garanci prej 6.67 milionë euro si garanci për Planin e Qëndrueshmërisë, një shumë që sipas zëvendëspresidentit ekonomik Eduard Romeu duhet të përdoret për të ekzekutuar regjistrimet e rinovimeve në pritje – Inaki Pena, Donald Araujo, Marcos Alonso dhe Sergi Roberto – por për momentin nuk ka ende asnjë lajm.

“Këto regjistrime të këtyre lojtarëve mund të bëhen, hyjnë të gjithë dhe kjo është diçka që nuk na shqetëson dhe nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Romeu.

Aktualisht vetëm Ter Stegen, Kounde, Eric Garcia, Christensen, Pedri, Gavi, Frank Kessie, Frenkie De Jong, Ferran Torres, Ansu Fati, Robert Leëandoëski, Ousmane Dembele dhe Raphinha janë të regjistruar në La Liga.

Tani klubi duhet të punojë që të regjistrojë edhe Alejandro Balden që sezonin e shkuar ishte i regjistruar si lojtar i akademisë, por edhe të sapo ardhurin Ilkay Gündogan, i cili nënshkroi për dy vjet, plus një tjetër me opsion.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy