Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit

by informim

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës dhe hyrjen e tyre në fuqi që ia kanë konfirmuar Qeverisë më 28 qershor,

Çitaku ka thënë se një Kosovë e përçarë brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së kryeminsitrit Albin Kurti.

banner

Sipas saj, vlerat monetare të humbura nga sanksionimi janë pakrahasimisht të volga krahasuar me dëmin që i është bërë kredibilitetit të Kosovës.

Çitaku thotë se e di që Kurtit nuk i bëhet vonë për MSA e as IPA, meqë sipas saj Kurti s’ka votua për ratifikim të MSA në Kuvend.

Reagimi i plotë:

 Kosova sot:

E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.

Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.

Por, Kosova nuk i takon një njeriu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy