Enrique Iglesias performon me një koncert dhe e merr Çelësin e Qytetit të Tiranës!

by informim

Enrique Iglesias ka performuar mbrëmë në sheshin e Tiranës para mijëra adhuruesve të vetë. Performimi i tij në Tiranë është i ndërlidhur me Javen e Kulturës Spanjolle.

Gjatë ditës, para se të mbahet koncerti në sheshin “Skenderbeu”, Iglesias është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Veliaj ku e pranoi “Çelsin e Tiranës”.

banner

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh shumë i lumtur për ardhjen e Enrique Iglesias në Tiranë, duke e cilësuar atë si produktin më të mirë të Spanjes. Fama e madhe globale e Iglesias është një mundësi e madhe për të promovuar Tiranën dhe Shqipërinë, andaj faleminderit shumë që keni pranuar të vini dhe të përformoni te ne, ka thënë Erion Veliaj.

Në momentin kur i ka dorëzuar “Çelsin e Tiranës”, Erion Veliaj i ka thënë këngëtarit Spanjol, “kur të ktheheni sërish në Shqipëri duhet të vini pa trokitur sepse ne jemi krahëhapur për dashurinë tëndedhe për artin tënd”.

Iglesias u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që ka ardhur në Shqipëri por edhe pak nën presion për performancën e sotme në Tiranë. Ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur të jetë këtu. “Unë jam shumë i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një shoë të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” tha ndër të tjera Enrique Iglesias.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/pfbid02tn8LdeP3aRFEkn1pGACsgwjcwDHMbymyUS8z5de2u5fHgdKUYv7aQxoez1vTMpCCl?__cft__[0]=AZWLJOnM0qUGj1qKpcgL8B4KY0_U2Bs05087SqjUMrs6OZXWgbr9Fy1NMirq0q8cn7MNr9r-jhY9yMTUjhcWI7ZYfi1H676Dy9yqKrhnP-Kntmz37TEqpUerIWCjAloQ171XHKFcm-21FCIkwrpLiDNkK1bYBifb2e7isdsao8EQAzuCHbqRiIvwju2yIG95BNo&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy