Haradinaj dëshiron të jetësojë mocionin për shkarkimin e Kurtit: Është interes kombëtar!

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të mirret parasysh propozimi i tij për mocionin e shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kosova me Kurtin si kryeministër po hyn në një rrugë pa krye.

banner

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë” ka thënë mes të tjerash ish-kryeministri.

Haradinaj shtoi se “hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, duke ftuar të opozitën dhe pozitën që të jetësojnë këtë mocion.

“Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!” përfundoi Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy