Kosova po e shlyen gradualisht ndaj Shqipërisë “borxhin” e energjisë elektrike

by informim

Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit të vitit të kaluar, Shqipëria e ka mbështetur Kosoven me rreth 220 mijë megavat orë energji elektrike.

Tani, sipas raportimit të Albanian Post, borxhin e dimrit për energjinë elektrike të dhënë në formë huaje nga Shqipëria drejt Kosovës, kjo e fundit po e kthen gjatë periudhës së verës. Dërgimi i energjisë elektrike po ndodh kryesisht gjatë orëve të natës duke mos i cenuar nevojat e tregut kosovar sa i takon rrymës.

banner

Tani Kosova e ka të mundur që të kthej borrxhin ngaqë prej muajit prill, kur moti ka filluar të zbutet, është zvogluar edhe konsumi energjetik dhe ka mundësi që konsumi do të zvoglohet edhe më shumë gjatë muajve në vijim. Kjo ka bërë që prodhimi i Kosovës të rezultojë në tepri dhe të lejojë shlyerjen e borxhit energjetik.

Aktualisht, Kosova nuk po shlyen shifra të larta energjetike ndaj Shqipërisë, por trendi prej majit është në rritje, duke përfshirë edhe qershorit dhe mendohet se do të jetë edhe më i madh në muajt e verës.

Kjo lloj marrëveshjeje krijon edhe kushte të favorshme për të dy vendet, ku në fakt Shqipëria zakonisht ka kërkesë për energji në verë, duke parë se priret që prodhimi prej hidrocentraleve të jetë më i ulët se sa ai në vjeshtë, apo pranverë e dimër, për shkak të reshjeve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy