Analisti politik, Agon Maliqi, ka bërë një reagim lidhur me ngjarjet e fundit në vend dhe ka ironizuar me ata që secilin kritikë të Kurtit mundohen ta lidhin me Serbinë.
Maliqi ak thënë se edhe SHBA-ja u bë Serbi, derisa për BE-në thotë se gjithmonë ka qenë. Ai tutje thotë se edhe opozita dhe shoqëria civile historikisth kanë qenë me Serbinë, meqë s’do të bëhej ndryshe që t’i shpallnin luftë të gjithë Kosovës.
Ai thotë se jaën dy mundësi. Ose njëmend Serbia e ka pushtuar botën dhe vetëm një grup i njerëzve s’po e shoh, ose Serbia jeton gratis në mendjet e këtij grupi që gjithkund sheh Serbi dhe armiq me synime djallëzore.
Maliqi thotë se s’duhet shkuar shumë prapa në histori për të gjetur referenca të një logjike të tillë.
Reagimi i plotë:
Amerika u bë Serbi. BE-ja, dihet, gjithmonë ka qenë. Sikurse edhe Shqipëria. Opozita e shoqëria civile – historikisht Serbi, plus pak edhe Amerikë (e cila u bë Serbi). Ndryshe nuk do t’i shpallnin luftë krejt bashkë Kosovës – fanarit ndriçues të demokracisë.
Tash këtu janë dy mundësi. Ose përnime Serbia e ka pushtu botën dhe vetëm një grup i përndritur po e sheh dhe lufton këtë fenomen.
Ose Serbia jeton pa qira si mani kolektive në mendjen e këtij grupi që gjithkund sheh Serbi dhe armiq me synime djallëzore.
Nuk duhet me udhëtu gjatë në kohë dhe hapësirë për me gjetë referenca historike të kësaj logjike.