71
Futbollisti francez Marcus Thuram është anëtar i ri i skuadrës italiane, Inter. Ai në klubin zikaltër vjen nga Borussia Mönchengladbach, teksa ka treguar lojëra të shkëlqyeshme për “Gjelat” në Botërorin e Katarit.
Thuram supozohet të jetë zëvendësuesi i Edin Dzekos, i cili u largua nga Interi dhe u transferua te gjiganti turk Fenerbahçe.
Francezi ka nënshkruar kontratë për pesë sezone dhe do të fitojë 6 milionë euro në vit.
Interi po negocion gjithashtu mundësinë e mbajtjes së Romelu Lukakut.