Me kë foli para dhe pasi filmoi veten me Gjicin? SPAK “zbërthen” tabulatet telefonike të Almës

by informim

Prokuroria ka marrë në dorë celularin e sekuestruar të Alma Kaçit, dhe tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Këto janë provat që po analizohen me prioritet për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit nëse ka të tillë pasi vetë 40 vjeçarja është shprehur se videon e ka regjistruar pasi në takimin e parë Gjici e kishte ngacmuar seksualisht.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. Vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.     

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy