Osmani: Kosova të mos e bëjë gabimin e njëjtë si Maqedonia e Veriut

by informim

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se “Kosova nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim siç bëri para 20 vitesh Maqedonia e Veriut duke mos pranuar marrëveshjen me Greqinë”.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka thënë se para 20 vitesh humbën mundësinë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut para 20 vitesh në raport me Greqinë duke menduar se ne jemi në të drejtë, tentuan ta bindim botën se ne jemi në të drejtë dhe Greqia është gabim dhe nuk pranonim një marrëveshje për ulje në tavolinë. Humbën 20 vite, humbëm një gjeneratë që ikën nga Maqedonia e Veriut dhe nuk e di nëse do kthehen më, humbëm shansin që të jemi pjesë e BE-së bashkë me Slloveninë dhe Kroacinë asaj kohe dhe përsëri u ulëm me Greqinë dhe gjetëm një zgjidhje që është më e vështirë sesa ofertat që kishim para 20 vitesh.

Ne kemi një qasje tjetër që mund të duket e çuditshme. Duhet të mësojmë nga shembulli jonë dhe të mos përsërisim gabimet tona”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, tensionet në veri të Kosovës po e mbajnë peng rajonin. Ai gjithashtu ka përsëritur se njohja reciproke është normalizimi i raporteve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy