46
Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, është ftuar për të dëshmuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafa . Ai ka thënë se do të udhëtojë për në Hagë, javën e ardhshme.
“Po, e vërtetë është. Do të udhëtoj javën që vjen”, ka thënë Mustafa kur është pyetur për këtë çështje.
Sipas kalendarit në faqen e ZPS’së, gjatë javës së ardhshme vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës.
Nga 10 korriku deri më 20 korrik vazhdon pastaj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Thaçit dhe të tjerëve.