Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt: ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjurmuar çdo të mbijetuar nën rrënoja. Ndërtesa ishte e banuar: apartamentet përdoreshin për qira verore dhe në katin e parë kishte një supermarket
Një ndërtesë 13-katëshe u shemb në fillim të javës, në lagjen El-Montazah, në qendër të Aleksandrisë në Egjipt. Sipas njoftimeve të mediave lokale, disa ekipe shpëtimi mbërritën në vendin e aksidentit: ndërtesa ishte e banuar dhe disa njerëz mbetën nën rrënoja.
Muhammad al-Sharif, guvernatori i Aleksandrisë, konfirmoi praninë e viktimave nën rrënojat e ndërtesës e cila kishte një sërë apartamentesh që ishin dhënë me qira gjatë pushimeve verore. Për më tepër, në katin përdhesë të ndërtesës ndodhet një supermarket i cili frekuentohej në momentin e shembjes. Objekti ndodhet në zonën Sidi Bishr, në pjesën lindore të qytetit. Në aksident janë dëmtuar edhe disa makina.
Nënsekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Amira Tahio, në një intervistë telefonike për kanalin Al-Hadath, raportoi se 4 të lenduar u transportuan në spitalet aty pranë, duke specifikuar se asnjë nga të katër nuk ishte brenda ndërtesës, por se ishin kalimtarë dhe u leshuan nga shembja. Për momentin, autoritetet egjiptiane nuk kanë komunikuar një numër zyrtar të viktimave brenda ndërtesës.