46
“Mbi 80,000 u plagosën”
21,000 ushtarë Wagner u vranë nga forcat ukrainase, ndërsa mbi 80,000 u plagosën.
Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën spanjolle El Mundo.
“Wagner-i – shpjegoi ai – ka dy kategori: mercenarët profesionistë dhe ata të mobilizuar nga burgjet, mishin e topave të tyre. Trupat tona kanë vrarë 21.000 dhe plagosur 80.000. Lajmi i mirë është se ne kemi shkatërruar pjesën më të motivuar të forcave ruse”.