Bayerni vendos për shitjen e Sabitzer, i caktojnë çmimin e largimit

by informim

Marcel Sabitzer është rikthyer te Bayern Munich pas gjashtë muajve si i huazuar te Manchester United.

Manchester United kishte të drejtën për ta blerë mesfushorin në fund të sezonit, por në fund nuk vendosën për një gjë të tillë.

banner

Kësisoj austriaku është rikthyer në Munich, por as te Bayerni nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka vendosur ta nxjerr në shitje lojtarin dhe tanimë i ka caktuar çmimin e largimit.

Bavarezët duan që nga largimi i tij të fitojnë 18 milionë euro, tre milionë euro më shumë se sa kishin shpenzuar për të marrë nga RB Leipzig.

Roma, Barcelona, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e austriakut.

29-vjeçari me fanellën e United ka zhvilluar 18 ndeshje, ku realizoi tre gola dhe asistoi në një tjetër. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy