Dugolli merr përgjigje nga Prokuroria Speciale për hetimet lidhur me masakrën e Burgut të Dubravës

by informim

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka njoftuar se ka marrë letër nga Prokuroria e Specializuar.

Sipas tij, Prokuroria e ka njoftuar se do ta shqyrtojë kërkesën e tij lidhur me incimin e hetimeve për masakrën e Burgut të Dubravës.

banner

Dugolli kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të hetojët krimet serbe të kryera në Burgun e Dubravës.

“Dua t’ju informoj se kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre. Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike”, njofton më tej Dugolli.

Dugolli i cili është një nga të mbijetuarit nga kjo masakër, kishte deponuar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe kërkesë për hetime te Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

https://www.facebook.com/enver.dugolli/posts/6296481067110797?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy