Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai tha se opozita po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.
Bajrami thotë se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës.
“Kur lexon deklarata të tilla e kupton që këta që na qeverisin sot nuk janë as të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë vendit. Relativizimi i dëmtimit të raportëve me aleatët tonë deri në venie të sanksioneve në këtë nivel është katastrofal për vendin”, tha Bajrami .
Bajrami thotë se VV’ja duhet ta kujtojë që vetë nuk e kanë votuar MSA-në dhe sipas saj, përgjegjësia shkon tek ministri Murati për mos-votim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.