Interi nuk e ka mbajtur mbrojtësin e djathtë italian Raoul Bellanova pasi e kishte huazim sezonin e fundit nga Cagliari.
Kësisoj anësori ka kompletuar transferimin te Torino dhe pikërisht nga kjo skuadër Interi synon të marrë një mbrojtës të djathtë.
Mbrojtësi i djathtë ka katër vite që luan në Serie A dhe duket se është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.
22-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin duke zgjuar interesimin e Interit.
Neroazzurët janë duke biseduar me Torinon pasi duan ta përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes me Singon i cili është gati për tu larguar.
Torino synon që nga shitja e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë të fitojë rreth 13 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Interi për një futbollist që ka vetëm edhe një vit kontratë.
Gjithsesi situatën e lojtarit janë duke e monitoruar edhe dy gjigantët tjerë italianë Roma dhe Juventus që gjatë ditëve të ardhshme pritet të dalin me oferta.