Moti në Kosovë javën e ardhshme kryesisht me diell e pjesërisht i vranët

by informim

Moti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin mes 25-29 gradë Celsius.

banner

Mot kryesisht i ngjashëm do të jetë edhe të martën. Temperaturat maksimale parashihen të arrijnë në 30 gradë Celsius.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell e pjesërisht me vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me shi e shkarkime rrufesh.

“Kjo situatë do të krijojë kushte për erëra të përcjella me stuhi”, është thënë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e enjte, ndërsa reshjet mund të përfshijnë territore të ndryshme.

Ndërkohë të premten do të ketë mot të vranët e me intervale me diell. Parashihet shi e shkarkime rrufesh.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike. Muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje”, thuhet nga Instituti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy