Sanchez në Kiev, në ditën e parë të presidencës spanjolle të BE-së

by

Kryeministri spanjoll u takua me presidentin ukrainas Zelensky

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkoi në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymir Zelenski në ditën e parë të presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.

banner

“Doja që akti i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së të ishte në Ukrainë së bashku me Volodymir Zelenskin”, shkroi Sanchez në llogarinë e tij në Twitter duke njoftuar mbërritjen e tij në kryeqytetin ukrainas.

Për Sanchez është udhëtimi i tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

E para ishte në prill 2022 së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe e dyta në prag të përvjetorit të parë të fillimit të konfliktit, më 23 shkurt.

Në semestrin e presidencës, që filloi sot, Madridi do të përfshihet në procesi i pranimit të Ukrainës në BE. Në tetor, Komisioni Evropian do të prezantojë një raport mbi progresin e bërë në këtë drejtim nga vendi, për të verifikuar nëse kërkesat evropiane janë përmbushur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy