Tahir Batatina ka shfaqur kandidaturën për pozitën e përzgjedhësit te Kombëtarja e Kosovës.Kosova është ende në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Alain Giresse muajin e kaluar.
Batatina është shfaqur i gatshëm për të udhëhequr me “Dardanët”.
“Kur kam qenë i gatshëm në 2013 me e marrë një Llap në lloç, kur ka qenë duke rënë në kategorinë e tretë dhe me qenë sot një skuadër pretendente për Evropë, jam i gatshëm pas dhjetë viteve me e menaxhu një Kombëtare si Kosova”, tha ai këtë të diel në “Dueli Sportiv”.
“Me këta lojtarë që ka Kosova, me këto skuadra që luajnë, me këtë nivel, besoj se asgjë Zlatko Dalic (përzgjedhësi i Kroacisë) nuk kish bërë më shumë me Kroacinë sesa unë me Kosovën në kualifikimet evropiane dhe botërorë”, shtoi Batatina.
“Foli për vetën, nuk foli për askënd. Se a mund ta marrë dhe ta menxhojë, jam i gatshëm. Besoj se jam i gatshëm 60 ose 70% më shumë se dy selektorët që kanë qenë (Challandes dhe Giresse)”, tha mes tjerash 45.-vjeçari.
Përveç Llapit, Batatina nuk ka punuar me ndonjë skuadër tjetër. Ai me skuadrën nga Podujeva ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Kosovës dhe një herë atë të Superkupës.