Vuçiq i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës: Ju turqit e të tjerët, me çfarë të drejte i armatosni?

by informim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiq mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Tha se Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

banner

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë”, pyeti Vuçiq dhe më pas u përgjigj vetë.

“Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët – ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiq

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy