BDI: OBRM-PDUKM është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

by informim

BDI sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se po plason në opinion lajme të rrejshme për Ali Ahmetin dhe se këtë po e bëjnë për të fshehur motivet e tyre antieuropiane dhe antishqiptare.

“Fushata e përditshme e OBRM-PDUKM-së kundër BDI-së, Kryetarit Ali Ahmeti, si dhe anëtarëve të tjerë të BDI-së, përmes krijimit të vazhdueshëm të lajmeve të rreme është një përpjekje për të fshehur motivet reale antieuropiane dhe antishqiptare të udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së.

banner

Kryetari i komunës së Butelit kërkon fshirjen e emrave të rrugëve vetëm se janë emra të veprimtarëve shqiptarë, Mickoski ndalon dhënien e lejeve për ndërtime dhe legalizim për kompanitë dhe pronarët shqiptarë, ndalon t’u jepet punë kompanive shqiptare nga ana e kryetarëve të tyre të komunave, kërkon Qeveri mono-etnike dhe thotë se nuk do ta ndryshojë kurrë Kushtetutën dhe se nuk i intereson çfarë thonë Brukseli dhe Uashingtoni për rrugën europiane të vendit tonë.

Kjo OBRM-PDUKM ka rënë në nivelin më të ulët historikisht pa asnjë vlerë dhe për këtë anëtarësia е saj nuk ka besim në kryetarin e saj dhe në partinë e tyre, por ka besim te lidershipi i mëparshëm që u solli vetëm fitore.

OBRM-PDUKM është organizatë kriminale e konfirmuar nga gjykata me konfirmim personal nga ana e gjysmës së partisë para gjykatës2, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy