Deputetja Bytyqi i reagon deputetit të Listës Guxo: Në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kaloni as pragun

by informim

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi i ka reaguar deputetit të Listës Guxo, Burim Meta, i cili ka ironizuar me mocionin e AAK-së për rrëzimin e qeverisë së Kosovës duke i thënë se “Guxo” nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme.

Deputetja Bytyqi ka thënë se është qesharak vetëbesimi i deputetit Meta “i cili po harron se po të shkonin në zgjedhjet e fundit ndaras nga Vetëvendosje, do ta harronin pushtetin dhe do të na vëzhgonin nga televizori”.

banner

‘’Po ia kujtoj këtij deputeti se disa sondazhe së fundmi tregojnë se po të mbaheshin zgjedhjet në vend, Lista Guxo del se do t’i merrte 1.3 për qind të votave. Kaq sa i përket pragut i nderuari z. Deputet. Në fakt, jemi ne ata që ndjejmë dhembshuri për ju dhe pritjet imagjinare që keni për veten dhe partinë tuaj! Shihemi në zgjedhje  ‘’ ka shkruar ajo.

Gazeta Blic ka kontaktuar me deputetin e Listës Guxo, i cili ka shprehur ‘dhembshuri’ me partinë që drejtohet nga Ramush Haradinaj për mocionin për rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Unë e di që ata e dinë që në rast se ky mocion vjen në Kuvend, AAK nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme. Kështu që jam i kujdesshëm dhe i përmbajtshëm në përkrahje të këtij mocioni të propozuar nga AAK-ja. Ata nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Meta.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy