Kontrata e parë profesionale për djalin e dytë të ish-Milanistit
Një Shevchenko i ri do të zbresë së shpejti në fushë në divizionin e dytë të kampionatit anglez.
Ky është Kristian, djali gjashtëmbëdhjetë vjeçar i Andrij dhe gati për të nisur karrierën e tij profesionale në Watford.
Pak ditë më parë djemtë e Weah dhe Thuramit zbarkuan në Itali duke ndjekur shembullin e prindërve të tyre.
Por ka shumë histori “nga babai te djali”, edhe më pak të njohura: nga Federico Redondo te Ronaldinho jr, duke kaluar përmes Gullit “të vogël” dhe Klinsmann.
I linduri i dytë Shevchenko ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Watford.
Pas eksperiencave të tij në ekipet e të rinjve të Chelsea dhe Tottenham, djali i ish-sulmuesit të AC Milan dëshiron që karriera e tij e re të lulëzojë në Angli.