Gorani: Kjo qeveri t’i implementojë kërkesat ndërkombëtare, ose s’do të mund të funksionojë

by informim

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti nuk gjen mënyrë për implementimin e kërkesave ndërkombëtare atëherë do ta ketë të pamundur funksionimin e saj.

Ai ka thënë se “politika nuk është sikur olimpiadë me rëndësi pjesëmarrja, duhet edhe rezultat“.

banner

E ai ka thënë se suksesi i Kosovës është reduktuar shumë gjatë kësaj qeverie.

”Suksesi këtu është reduktu këtu, ose kjo qeveri duhet me gjetë mënyrën me iimplementu kërkesat ndërkombnëtare, ose do të vazhdojë izolimi që në një nënkupton që kjo qeveri në një moment të caktuar ka me pas të pamundësunë funksionimin e vet“, ka thënë Gorani.

Gazetari, po ashtu ka deklaruar se ”qëllimet e drejta jo domosdoshmërisht njihen në politikë“.

Ai ka kërkuar një qasje që përputhet me realitetin e Kosovës dhe historinë e saj që nga fillimi.

Në lidhje me këtë, ai ka folur për misionin e KFOR’it që ka ndërhyrë në situata të rrezikshme të Kosovës për ta ruajtur rendin dhe qetësinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy