Ndërron jetë aktorja Meg Johnson

by informim

Aktorja Meg Johnson, e cila u shfaq në tre telenovelat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Në një deklaratë, familja e saj, agjencia e talenteve Jorg Betts Associates dhe ITV thanë se ajo kishte qenë “e sjellshme dhe e mrekullueshme” dhe gjithmonë kishte “një vezullim në sy”.

Ata thanë se ajo kishte demencë në vitet e fundit, por pavarësisht kësaj vazhdoj të “luftonte”, shkruan BBC.

Ata thanë se ishte me “trishtim të madh” që duhej të njoftonin se ajo vdiq “në mënyrë paqësore” të shtunën në mbrëmje, “e rrethuar nga familja e saj”.

“Meg ishte një zonjë e sjellshme dhe e mrekullueshme, plot ngrohtësi dhe gjithmonë me një vezullim në sy”, thanë ata.

“Ajo do t’i mungojë shumë të gjithë ata që e kanë njohur”, shtuan ata.

E lindur në Manchester në vitin 1936, Johnson kishte një sërë rolesh televizive përpara se të bënte debutimin e saj në “Coronation Street” në 1976 si ‘Brenda Holden’.

Ajo vazhdoi të luajë rolin e ‘Eunice Gee’ në vitin 1981, një rol të cilit ajo iu kthye disa herë për dy dekadat e ardhshme.

Ajo ishte gjithashtu pjesë e kastit të “Victoria Wood: As Seen ON TV” në mesin e viteve 1980, së bashku me komedianin e ndjerë, Dame Julie Walters dhe Celia Imrie, dhe në vitin 1997, ajo u ngjit në skenë duke luajtur rolin e gardianes së burgut Matron Mama Morton për më shumë se një vit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy