Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

by informim

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës- PISU 2023, këtë vit organizon edicionin e 22-të, si një organizim vjetor që ofron një mundësi fantastike për të zgjeruar horizontet e studentëve në 14 kurse të ofruara nga ekspertë ndërkombëtarë.

Universiteti i Prishtinës sot do të organizon ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 17:00.

banner

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media thotë se, rruga “Xhorxh Bush” që gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023.

Kjo, sipas njoftimit, do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard.

“Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll””, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy