Raporti i DASh: Kosova vazhdon të mbetet në nivelin 2 për eliminimin e trafikimit

by informim

Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka mbajtur takim me Autoritetin Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz.

Sipas njoftimit të MPB-së, ky takim ishte jashtë takimeve të rregullta të këtij Autoriteti dhe u organizua me rastin e publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e njerëzve, i njohur botërisht si TIP Raporti.

banner

Ky raport i përvjetshëm përfshin vlerësimet për 188 vende të botës, përfshirë vetë SHBA-në ku Kosova vazhdon të mbetet në Nivelin 2 në vlerësimin e këtij raporti, duke qenë një vend që bën përpjekje të mëdha për përmbushjen e standardeve minimale për eliminimin e trafikimit. Në raport thuhet se Qeveria e Kosovës ka demonstruar përpjekje të shtuara në krahasim me periudhën paraprake të raportimit.

Përveç pasqyrës së asaj se çfarë institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë gjatë vitit 2022 në aktivitetet kundër trafikimit me njerëz, Raporti ka 12 rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes tyre: të hetohen fuqimisht, të ndiqen penalisht dhe të dënohen trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë; të synohen dënime adekuate për trafikantët e gjetur fajtorë, që duhet të përfshijnë dënime të konsiderueshme burgimi; të hartohen udhëzime me shkrim dhe të fuqizohen përpjekjet për identifikimin dhe asistimin e fëmijëve të detyruar në kërkim-lëmoshë; të zvogëlohen më tej numri i lëndëve të pazgjidhura nga gjyqësori, duke përfshirë rastet e trafikimit të qenieve njerëzore e të tjera.

Në këtë takim, u diskutuan të gjitha rekomandimet e TIP Raportit, me ç ‘rast të gjithë anëtarët e Autoritetit si dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz theksuan domosdoshmërinë e angazhimit maksimal që të gjitha këto rekomandime nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve, të trajtohen seriozisht nga Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz dhe të gjitha institucionet tjera relevante të Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit, hetimit e luftimit sa më efikas të kësaj dukurie e të trafikantëve, por edhe mbrojtjes e riintergrimit të viktimave të trafikimit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy