Wilfried Singo këtë verë do të bëj hapin e madh në karrierën e tij duke u larguar nga Torino në drejtim të një skuadre më të madhe italiane.
Mbrojtësi i djathtë nga Bregu i Fildishtë ka katër vite që luan me ekipin e parë të Torinos dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve italiane.
Inter është favoriti kryesor për transferimin e anësorit, pasi edhe Denzel Dumfries mund të largohet gjatë kësaj vere.
Por së fundmi në garë janë futur edhe dy gjigantët tjerë italianë, Roma dhe Milan që gjithashtu duan shërbimet e tij.
Calciomercato ka raportuar se Roma dhe Milan gjithashtu kanë kontaktuar Torinon për të pyetur rreth situatës së Singos.
Torino po e vlerëson 15 milionë euro mbrojtësin, por kjo shumë po vlerësohet si e lartë nga top klubet italiane për faktin se Singo ka vetëm edhe një vit kontratë.
22-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 35 ndeshje ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.