Sot, mot me diell dhe vranësira

by informim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

IHMK-ja ka njoftuar se muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera.

Pothuajse në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje.

Sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.

Image

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy