Të paktën tre palestinezë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në kampin Jenin në veri të Bregut Perëndimor, raportoi të hënën Reuters.
Ushtria izraelite ka nisur një operacion masiv ushtarak në këtë kamp.
Përveç tre të vrarëve, më shumë se 20 persona të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se po godasin “infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit”.
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq derisa terroristët vazhdojnë të dëmtojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë”, kanë thënë nga IDF-ja.
Muajin e kaluar, ushtria izraelite ka vrarë të paktën gjashtë palestinezë gjatë një sulmi në kampin Jenin, hera e parë ndër vite që ka përdorur helikopterë sulmues në Bregun Perëndimor
Shtatë ushtarë izraelitë dhe oficerë të policisë kufitare janë plagosur në atë sulm.