Vuçiq: Kemi pikëpamje të ndryshme, Rutte nuk i përmendi arrestimet e qytetarëve tanë

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas takimit me Kryeministrin e Holandës Rutte dhe atë të Luxemburgut Bettel se kanë qëndrime të ndryshme për situatën në Kosovë. Por, ka theksuar që gëzohet që bashkëbiseduesit kanë qenë të sinqertë.

“Nuk ka temë të lehtë për ne, por më vjen mirë që bisedat ishin të sinqerta” tha Vuçiq.

banner

“Nga fjalët e Ruttes shihet se ne kemi një mendim tjetër për situatën në Kosovë” ka shtuar ai.

Duke i përmendur deklaratat e Kryeministrit holandez Rute “për sulmet ndaj gazetarëve”, por jo “për arrestimin e qytetarëve”, sipas Vuçiq , kjo tregon pozitën e vështirë të Serbisë. Ai tutje ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu duan të kenë marrëdhënie më të mira, por nuk kanë nevojë të dinë çdo detaj për Kosovën, shtoi Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy