Zgjidhja e tensioneve në Kosovë/ “Asociacioni nuk do jetë i përhershëm”, Majko: Thirrja e Clinton është thirrja e një miku

by informim

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka komentuar mesazhet e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton gjatë fjalimit të tij historik në Shqipëri.

Majko u shpreh se SHBA përmes Bill Clinton ka krijuar “fibrën e marrëdhënieve amerikano-shqiptare” , ndërsa e cilësoi thirrjen e tij për situatën në Kosovë si “thirrjen e një miku”.

Ai shtoi më tej se konflikti në Ukrainë ka ndryshuar rregullat e lojës për Perëndimin, teksa theksoi se SHBA dhe BE nuk po ndryshojnë pozitat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës me qëndrimet e tyre.

Sa i përket situatës konkrete në Kosovë, Majko tha se nëse krijohet Asociacioni në Kosovë nuk do jetë diçka e përhershme apo një kthim si Republika Srpska në Bosnjë, pasi nuk ka numrat apo mungesën e garancive si atje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy