Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se “topi është në fushën e Prishtinës” kur bëhet fjala për kthim në dialog.
Bërnabiq në Bruksel ka thënë se “duhet të ndalet me arrestimet, pa asnjë dëshmi, të serbëve në Kosovë”, raporton “Tanjug”.
Bërnabiq ka thënë se duhet të tërhiqen edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
E pyetur nëse ka pasur kërkesa për shtensionim të menjëhershëm dhe kthim në dialog, dhe nëse është përmendur ndonjë datë për zgjedhje të jashtëzakonshme në veri, Bërnabiq ka thënë se ka pasur kërkesa të tilla, porse është diçka për të cilën ende po flitet.
Bërnabiq ka thënë se në BE janë të shqetësuar për situatën në Kosovë.