Një atentat mafioz ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së mbrëmshme konkretisht në orën 00:15 në fshatin Larushk të Krujës.
Bëhet e ditur se është qëlluar me kallashnikov ndaj pjestarëve të familjes së 42-vjeçarit Gentian Bejtja. Për pasojë ka humbur jetën kunati dhe kanë mbetur të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjes.
I vrarë mbeti Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe i plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç. Djali tjetër doli nga spitali rreth orës 04:00 pasi nuk ishte në rrezik për jetën.
Kujtojmë se Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si dhe ju ka shpëtuar tre atentateve. Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.