Stop punimeve në vilë, ndërkohe po ndërtohet edhe një plazh
Një prokuror në Brazil ka gjobitur futbollistin Neymar me 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros pa lejen e nevojshme mjedisore.
Këshilli bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra nga Rio, ku ylli i Paris Saint-Germain ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për “dhjetëra shkelje” të zbuluara, duke përfshirë “ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim. “, devijimi dhe përdorimi i ujërave të lumenjve dhe “levizja e dheut dhe prerja e bimësisë pa autorizim”.
Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë, është në ndërtim e sipër edhe një plazh.
Autoritetet bllokuan punimet dhe urdhëruan ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve, por mediat braziliane raportuan se Neymar megjithatë organizoi një festë dhe u larë në liqen.
Neymar, 31 vjeç, aktualisht po rikuperohet nga operacioni në kyçin e këmbës së djathtë, të cilit iu nënshtrua në Doha në mars. Sulmuesi nuk ka luajtur që nga shkurti dhe dyshimet janë ngritur për qëndrimin e tij në PSG. Neymar bleu vilën në Mangaratiba në vitin 2016: një pronë prej 10,000 metrash katrorë me një helipad, spa dhe palestër.