Emilja Rexhepi në Bosnjë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, pritet nga dy ministra dhe kryetarja e Sarajevës

by informim

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, me ftesë të Grupit Parlamentar të Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe me kërkesë të deputetit Shemsedin Mehmetoviq.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministrja Rexhepi përveç takimit me Shemsedin Mehmetoviq, deputet në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, është pritur në takim edhe nga Dino Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Benjamina Karić, kryetare e komunës së Sarajevës.

banner

Tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite të Zëvendëskryeministres Rexhepi ishte ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

ZKM njofton se u bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy