Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Është vazhdimësi e telefonatës me Borell

by informim

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se sot do të takohet me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Express.

Kurti ka thënë se ka pasur edhe një telefonatë të dielën me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, e cila ka zgjatur gjysmë ore.

banner

Takimi i sotëm me Lajçak që do të mbahet pasdite, Kurti ka thënë se është si vazhdimësi e bisedës me Borrell.

“Sot kam takim me Emisarin evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonatë gjysmë orëshe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep borrell. Si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, tash e kemi këtë takim të martën pasdite”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut.

Lajçak do të ketë takim pasdite edhe me Presidenten Vjosa Osmani.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy