Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, të futet Kosova nën sanksione ndërkombëtare është papërgjegjësi totale e qeverisë.
Muhaxheri tha se qeveria po thotë se në veri “po vendosim shtet ligjor”, ndërsa ai pyeti se “ku po vendos shtet ligjor në një territor ku ti s’ke popullsi”.
“Është një popullsi në të cilën ti s’mund ta çosh policinë dhe ti të thuash se po vendos shtet ligjor. Kur partnerët, ata që të kanë krijuar, ShBA-ja dhe BE-ja, ta tërheqin vërejtjen dhe të kanë shti nën sanksione, hera e parë, në Ballkan veç Millosheviqi ka hy nën sanksione dhe kjo qeveri që e kemi ne tash”.
“Prandaj është alarm për shoqërinë kosovare që të përgatiten dhe ta mbrojnë këtë shtet sepse është në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm. Me atë Listën Serbe, kjo qeveri e ka rrëzuar një qeveri përpara. Atëherë ka bë të bashkëpunojnë e ta rrëzojnë një qeveri”, tha Muhaxheri në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se aktiviteti i qeverisë është si rezultat i asaj se çka është dakorduar në Bruksel e Ohër, teksa bëri thirrje për diskutim të gjerë që e ka nisur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës.
“E tash edhe kryeministri ynë edhe presidenti serb, a kanë koordinim, apo janë pa koordinim duke vepruar. Nëse ka koordinim, po mundohen ta minojnë atë marrëveshje që e kanë obligim.
“Unë po them, për atë duhet ta diskutojmë këtë punë, prej takimit të nesërm dhe në katër takimet e ardhshme duhet diskutuar kjo punë. Duhet çelur kjo shoqëri një diskutim më të gjerë dhe të krijohet një front siç është krijuar atëherë dhe të largohet kjo qeveri e papërgjegjshme”, tha Muhaxheri,