Muhaxheri për vërshimet në Pejë: Shiu i tejkaloi parashikimet 100-vjeçare

by informim

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë kanë nisur ta bëjnë pastrimin e rrugëve pas vërshimeve që kanë ndodhur në këtë qytet në fund të muajit qershor.

Muhaxheri tha se në lagjen ku vdiqën një nënë bashkë me fëmijën e saj janë tetë shtëpi, të cilat gjysma janë të ndërtuara në pronë private e gjysma në pronë publike.

“Në Pejë  gjatë viteve ka mbase mbi 5 mijë ndërtime ilegale. Ne duhet të punojmë në atë mënyrë që të mos i dëmtojmë qytetarët dhe ta kthejmë gjendjen”.

“Ky shi që ka qenë, i ka tejkaluar parashikimet 100-vjeçare. Për 30 minuta ka rënë shi sa mund të bie brenda një muaji”, tha Muahxheri në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se me ndryshimet klimatike, Peja është e rrezikuar, prandaj, sipas tij, duhet rritur kapaciteti i kanaleve në lagjet e prekura.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy