Pamje/ Momenti kur dyshohet për kontrabandim të armëve me auto-ambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

by informim

The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.

Siç thotë mediumi në këtë video, misionin e kontranandimit të armatimit në kisha ortodokse po e bënte serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviq, drejtues i “Mbrojtja Civile”.

banner

“Anëtarë të “Civilna Zastista [Mbrojtja Civile], të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si LUNE, në Mitrovicën e Veriut, komunikojnë në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.

Kearns në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

Deputetja Kearns tha se këto armë vijnë nga Serbia përmes autoambulancave.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës.

Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, ka deklaruar Kears.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy