Probleme me mushkonja, Komuna thotë se s’ka mundur të bëjë dezinsektimin gjatë qershorit

by informim

Qytetarët e Komunës së Prishtinës janë duke u ankuar se po kanë probleme të shumta me mushkonjat.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë mundur të bëjnë dezinsektimin efikas gjatë muajit qershor për shkak të reshjeve të shiut.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani kanë filluar dezinsektimin e plotë të qytetit.

“Për shkak të reshjeve të shumta, gjatë muajit Qershor, e kemi pasur të pamundur të bëjmë dezinsektim efikas! Andaj, tani kemi filluar dezinsektimin e plotë të qytetit. Ju kërkojmë mirëkuptim këtë javë”, është shprehur ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbanzogajpr%2Fposts%2Fpfbid03A7fMffmCiKrHhdPp2kDpympssQFMrBvFsLBgnG6HGJZugGi68MWJ2N6oxn4azVFl&show_text=true&width=500

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy