Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e zënë ditëve të fundit duke u përgatitur për publikimin e albumit të ri.
E teksa po merr pjesë në paraqitje të ndryshme muzikore, 33-vjeçarja po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa fotografi ku tregonte se kishte pranuar dhuratë një buzëkuq në formën e një penisi.
Kjo dhuratë i ka ardhur asaj nga shoqja e saj, Isamaya Ffrench, e cila njihet për prodhimin e produkteve kozmetike ekstravagante.
Rita përndryshe po përgatitet që më 14 korrik të nxjerr në shitje albumin e saj më të ri “You & I”, i cili do të ketë gjithsej 12 këngë të reja.
Tre nga këngët e këtij albumit, “You Only Love Me”, “Praising You” me FatboySlim dhe “Don’t Think Twice” tashmë veç janë publikuar dhe janë pritur shumë mirë nga publiku.
Ky album është i treti në karrierën e Ritës, dhe i pason dy albumeve të mëparshme, “Phoenix” në vitin 2018 dhe “ORA” në vitin 2012. /Telegrafi/