Rutte: Në Kosovë dhe Serbi palët janë të interesuara të de-eskalojnë situatën, optimist se ‘mendjet e ftohta’ do të mbizotërojnë

by informim

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti tha se si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi ka vërejtur që palët janë të interesuara që të de-eskalojnë situatën.

Ai tha se veprimet për de-eskalimin e situatës duhet të vijnë nga të dyja palët.

banner

“Kemi pas bisedime të gjata në Beograd dhe në Prishtinë… Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi… Tani duhet të fokusohemi në de-eskalim dhe në udhërrëfyesin e BE-së… De-eskalimi duhet të jetë nga të dy palët…Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë…”, tha Rutte.

Ai tha se ka vërejtur që edhe në Beograd dhe në Prishtinë palët dëshirojnë të de-eskalojnë situatën, ndërkaq theksoi se duhet përkrahur procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe ndihmuar nga SHBA-të.

Ndërkaq, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Luksemburgu dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme. Duke folur për tensionet në veri, Bettel ka thënë se nuk kanë ardhur këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe për të gjetur një zgjidhje. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy