“Veprimet e Kurtit nuk janë mençuri”/ Ish ambasadori Tarifa: Rama rol proaktiv në rajon

by informim

Ish ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa nuk i quan mençuri veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me aleatët ndërkombëtarë për situatën në veri të Kosovës.

Në një intervistë për ABC News, Tarifa u shpreh se Kurti duhet t’i dëgjojë këshillat e tyre.

banner

Ndër të tjera, Tarifa përshëndeti iniciativën e kryeministrit Edi Rama për turin e tij ballkanik dhe shtoi se kreu i qeverisë shqiptare ka një rol proaktiv në marrëdhëniet e Shqipërisë me Brukselin dhe me vendet e rajonit.

“Të dyja palët. Albin Kurti është një palë, serbët janë pala tjetër. Janë të dyja palët. Konfikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me konflikt, zgjidhet me negociata të arsyeshme që janë jo në dobi të njërës palë dhe kundër palës tjetër. Dikush jep e merr, negociatat këto janë. Mençuria është të marrësh atë që do, duke lënë sa më pak. Kurti duket sikur nuk di të bëjë mirë negociata. Është refraktar edhe ndaj këshillave që japin aleatët tanë. Mençuria do ishte që t’i dëgjosh.

Bën mirë që e bën këtë tur. Unë jam për një diplomaci aktive dhe kryeministri Rama duhet përshëndetur që ka pasur një rol proaktiv në diplomaci, në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe me vendet e rajonit”, theksoi ai./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy