Deputeti i AAK-së thotë se Qeveria mashtroi me Ligjin për Skemat Pensionale: U detyrua nga Kushtetuesja

by informim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Ligjit për Pensionistët.

Kështu ka deklaruar Dreshaj pas miratimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale nga Qeveria e Kosovës mbledhjen e sotme.

“Qeveria vazhdon me mashtrim! Sot, Qeveria nuk ka marrë vendim me vullnet të vet politik pasi që për të njëjtin kanë votuar kundër nismës tonë në Parlament për Ligjin për Pensionistët. Në fakt Qeveria vetëm është detyruar të respektoj Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ. Kërkesa jonë është për pagesë retroaktive për këtë kategori”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy