Deputeti i VV-së tregon pse Kurti refuzoi takimin me Edi Ramën

by informim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka shpjeguar arsyet pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të refuzojë takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rexhaj ka theksuar se ka pasur një mbledhje paraprake mes dy qeverive, por Rama e ka anuluar takimin në “mënyrë të njëanshme”.

banner

Sipas tij, Rama ka tentuar të vendosë veten në pozitën ku ai propozon draft-statute, duke e konsideruar vetën si faktor ndërkombëtar.

Ai ka deklaruar se kjo është arsyeja kryesore përse Kurti vendosi ta refuzonte takimin dypalësh me Ramën.

“Rama e ka vendosë vetveten në pozicionin ku ai propozon draft-statute. Dhe, meqenëse Kurti nuk iu ka përgjigjur në këtë aspekt, ai ka anuluar njëanshëm një vendim të Qeverisë. Unë jam 100 për qind krah kryeministrit Kurti, i cili kërkon mbledhjen e dy qeverive, dhe pastaj thotë kur të dëshiron takohemi me Ramën”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se kjo nuk është çështje inati, por parimi.

Ai ka shprehur bindjen se Rama ka vepruar në mënyrë të padrejtë dhe madje ka dëmtuar edhe Kosovën duke marrë rolet që nuk i takojnë.

“Nuk është çështje inati, por është çështje parimi, sepse ke shku e ke anuluar një mbledhje të qeverive njëanshëm, ke marrë detyra përsipër si Shqipëri të cilat nuk të takojnë, edhe na prezanton draft-statute, qofshin edhe mos qofshin të tuat ka kush e bën këtë tjetër”, ka thënë Rexhaj, për RTV Dukagjini.

Ai ka vlerësuar se vendimi i Kurtit është i drejtë dhe se është me të njëjtin mendim me kryeministrin që takimi me Ramën duhet të bëhet pasi të kryhet mbledhja e dy qeverive

Gjithashtu, Rexhaj ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të konsiderohet si faktor ndërkombëtar, por si fqinjë e Kosovës.

“Shqipëria nuk është as ndërkombëtare, nuk është as faktor karshi neve ndërkombëtar, është Shqipëri. Mendoj që Rama ia ka huq, bile mendoj që i ka bërë edhe dëm Kosovës duke marrë role mbi veten të cilat nuk i takojnë. Ne kemi kryeministër dhe derisa e kemi këtë kryeministër ai vendos për veprime qoftë politike qoftë edhe në mes të dy qeverive”, ka deklaruar ai.

Deputeti i LVV-së, ka theksuar se Rama duhet të respektojë pavarësinë e Kosovës dhe që të gjitha veprimet politike duhet të vendosen nga kryeministri i Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy